Trump heq të drejtat sindikale për më shumë se 445 mijë punonjës federalë

Trump heq të drejtat sindikale për më shumë se 445 mijë punonjës federalë

Më shumë se 445 mijë punonjës federalë kanë humbur mbrojtjen sindikale në gusht, pasi agjencitë federale zbatuan një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti amerikan Donald Trump ku kërkohej injorimi i kontratave kolektive të punës për afërsisht 1 milion punonjës. Urdhri, i nënshkruar në mars, urdhëroi 22 agjenci të mos respektojnë kontratat e punonjësve në disa sindikata specifike, shkruan The New York Times. Të enjten e kaluar, 28 gusht, Trump nënshkroi një urdhër të dytë ekzekutiv që hiqte të drejtat sindikale për mijëra punonjës të tjerë në gjashtë agjenci shtesë. Sipas Trump, punonjësit e prekur kishin role që lidhen me sigurinë kombëtare, dhe disa klauzola në kontratat e tyre mund të pengonin zbatimin e politikave të tij. Për shembull, punonjësit e Departamentit të Veteranëve ofrojnë kujdes...