Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama ndan pamjet: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e së martës, 2 shtator, pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, dy prej destinacioneve më të pëlqyera të turizmit malor në Shqipëri. Pamjet pasqyrojnë madhështinë e maleve që rrethojnë liqenin, i cili shtrihet mes tyre dhe u mundëson vizitorëve të shumtë vendas e të huaj lundrimin gjatë gjithë vitit, i shoqëruar me pamje magjike. Ndërkohë, Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, është cilësuar nga mediet ndërkombëtare si “Tajlanda e Europës” për bukuritë e tij natyrore. “Pamje nga Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Këto atraksione në veri të vendit ofrojnë për turistët eksperienca të shumta: eksplorim me varkë,...