Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Mbahen sot homazhet për babain e kinematografisë shqiptare

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Mbahen sot homazhet për babain e kinematografisë shqiptare

Ditën e sotme, 2 shtator, regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00. Detajet u bënë me dije nga e bija e regjisorit, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale një ditë më parë. “Homazhet për Dhimitër Anagnostin do të zhvillohen të martën datë 02 shtator në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00”, njoftoi Juna ditën e djeshme. Kineasti i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare më 1 shtator. I vlerësuar si një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX, filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike. Dhimitër Anagnosti lindi...