Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Tërmeti i rëndë i mori jetën të paktën 800 personave, vijojnë kërkimet intensive në zonat e prekura në Afganistan
                            Autoritetet në provincën Kunar të Afganistanit kanë zgjeruar operacionet e shpëtimit përtej katër fshatrave fillestarë, duke synuar tani zonat më të largëta dhe të vështira për t’u arritur, njoftoi Ehsanullah Ehsan, shefi i menaxhimit të fatkeqësive në provincë. Ehsan deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk është ende e mundur të parashikohet numri i trupave që mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja. Ai theksoi se prioriteti i ekipeve është të përfundojnë sa më shpejt operacionet e shpëtimit dhe të nisin menjëherë shpërndarjen e ndihmave për familjet e prekura nga fatkeqësia. Terreni i thyer malor dhe mungesa e infrastrukturës po e pengojnë ndjeshëm aksesin në fshatrat më të izoluar. Për të përshpejtuar punën, autoritetet kanë vendosur makineri të rënda për të pastruar rrugët...