Nderimet për regjisorin- I jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit

Nderimet për regjisorin- I jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit

Dhimitër Anagnosti TIRANË-Sot i jepet lamtumira e fundit regjisorit Dhimitër Anagnosti. Ai do të përcillet për në banesën e fundit, në Vuno të Himarës, vendlindjen e tij. Homazhet në nder të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen sot, 2 shtator, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, nga ora 10:00 deri në 13:00. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informoi se ceremonia do të ketë karakter shtetëror dhe do të jetë e hapur për publikun. Regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme (1 shtator) në moshën 89-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale.  Kush ishte Dhimitër Anagnosti Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë,...