Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skema e Investimeve, Denaj: Fermerët përfitojnë deri në 50% grant të vlerës së investimit
Fermerët që zotërojnë ferma bujqësore apo blegtorale kanë tashmë mundësinë të përfitojnë mbështetje financiare në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, e cila synon të nxisë mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në sektorin bujqësor. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur dje se kjo skemë ofron grante deri në 50% të vlerës së investimit, mbi bazën e faturave tatimore, por jo më shumë se 5 milionë lekë për çdo subjekt përfitues. Sipas ministres, ky program është hartuar për të ulur kostot dhe kohën e prodhimit, për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e produkteve bujqësore, si dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e fermerëve në tregjet vendase dhe ndërkombëtare. Ajo theksoi gjithashtu se për ata që kanë nevojë për financim...