Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Telefonia fikse në Shqipëri drejt fundit të saj, AKEP ndërhyn me ulje drastike tarifash
                            Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin e ardhshëm. Nga të dhënat e AKEP, rezulton se tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet telefonike fikse në Shqipëri janë dukshëm më të larta se ato të 27 vendeve të BE-së. Gjithashtu, tarifa aktuale e terminimit fiks në Shqipëri është shumë herë më e lartë në krahasim me tarifën e përbashkët të terminimit prej 0.07 eurocent/min e implementuar në vendet e BE. Mbi këtë bazë, në analizën e tregut të telefonisë fikse të përgatitur nga AKEP, propozohet që tarifa e terminimit në rrjetet e operatorëve fiks të ulet gradualisht me 57%, në intervalin kohor 1 mars 2026-1 mars 2027. Nga...