Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putini dhe Xi Jinping nuk i ndahen njëri-tjetrit, çfarë u diskutua në bisedimet strategjike në Pekin
Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan bisedime dypalëshe në Pekin, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si më të ngushtat ndonjëherë dhe duke theksuar bashkëpunimin strategjik në një kohë tensionesh të larta globale. Putin e cilësoi partneritetin me Kinën si “në një nivel të paparë”, duke theksuar natyrën strategjike të komunikimit mes dy vendeve. Ai deklaroi: “Ne ishim gjithmonë bashkë atëherë dhe mbetemi bashkë edhe tani.” Xi Jinping, nga ana e tij, theksoi se marrëdhëniet Kinë-Rusi “i kanë rezistuar provës së ndryshimeve ndërkombëtare” dhe se Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të ndërtuar një “sistem më të drejtë dhe të arsyeshëm të qeverisjes globale”. Takimi u zhvillua në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, në prag të...