Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Politico: Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur
Shqipëria po afirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik, por rritja e shpejtë e vizitorëve po sjell sfida për natyrën dhe komunitetet lokale. Kështu raporton media Politico.eu në një artikull të gjatë mbi zhvillimet turistike në vend. Sipas shkrimit, rrjetet sociale pas pandemisë ndezën interesin për Shqipërinë, duke e bërë vendin një destinacion tërheqës me plazhe të bukura dhe natyrë të paprekur. Megjithatë, Shqipëria tashmë nuk ka më petkun e një vendi të fshehur dhe larg turmave turistike. Në zonat bregdetare, si Jala, kantiere ndërtimi shtrihen kudo, ndërsa investitorët e huaj dhe hotelet luksoze po transformojnë fshatrat dikur të qetë. Shumë plazhe nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përballuar fluksin e vizitorëve, ndërsa ndotja dhe menaxhimi i dobët i mbeturinave janë bërë shqetësime serioze...