Familjet konsumuan 10,2% më shumë energji elektrike në 3-mujorin e dytë

Familjet konsumuan 10,2% më shumë energji elektrike në 3-mujorin e dytë

Konsumatorët familjarë rritën përdorimin e energjisë elektrike gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Referuar raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, familjet kanë konsumuar 10,2% më shumë energji elektrike, një rritje që ka ndikuar dukshëm në totalin e energjisë së përdorur në vend. Në total, përdorimi i energjisë elektrike nga të gjithë konsumatorët ka arritur në 1.525 GWh, me një rritje prej 3,3% krahasuar me 1.475 GWh të regjistruar një vit më parë.Ndërsa konsumatorët familjarë kanë shënuar një rritje të fortë të konsumit, kategoria e konsumatorëve jo familjarë ka pësuar një ulje me 3%. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike u ul me 4,6%, duke arritur vlerën 1.757...