Sot, homazhet në TKOB për Dhimitër Anagnostin. Regjisori do të prehet në Vuno

Sot, homazhet në TKOB për Dhimitër Anagnostin. Regjisori do të prehet në Vuno

I jepet sot lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit. Homazhet në nder të një prej themeluesve të kinematografisë shqiptare do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit nga ora 10:00-13:00. Më pas do të bëhet përcjellja për në banesën e tij të fundit në vendin e lindjes, në Vuno të Himarës. Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme (1 shtator) duke lënë në pikëllim jo vetëm familjen e tij, por të gjithë artëdashësit. Dhimitër Anagnosti lindi në 23 janar 1936 në fshatin Vuno të Himarës. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kinooperator. Anagnosti ishte një prej themeluesve dhe figurave më të rëndësishme të kinemasë shqiptare, me shumë filma artistikë dhe dokumentarë...