Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha:Dokumenti sekret i Sorosit parashikonte përjetësimin e narkoshtetit të Ramës
Nga selia blu kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se një dokument sekret i hartuar nga fondacioni i Xhorxh Sorosit në vitin 2013 parashikonte “përjetësimin” e narkoshtetit të Edi Ramës. Berisha tha në konferencën për mediat se dokumenti përfshinte tre reforma kryesore; atë kushtetuese, të drejtësisë dhe zgjedhore, të cilat, sipas tij, u hartuan dhe u diktuan nga bashkëpunëtorë të Sorosit. “Në vitin 2013, fondacioni i Xhorxh Sorosit në Shqipëri harton një dokument sekret, tani imagjinoni, mafioz ë, në një vend përpilon dokumentin sekret mbi Shqipërinë e ardhshme. Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte: 1-Reformën konstitucionale apo kazmën konstitucionale. 2-Reformën e drejtësisë. 3-Reformën zgjedhore. Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, e narkoregjimit të Edi Ramës...