“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Sot deputetja e PL, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Në komunikimin për mediat, Kryemadhi deklaroi se  dëshmitarët për këtë çështje  janë intimiduar. “Do të kërkoj edhe shumë dëshmitarë të tjerë, përveç atyre që ka thirrur SPAK, sepse të gjithë mbi 100 e ca njerëz që janë thirrur, asnjëri nuk ka deponim kundër meje apo zotit Meta e të tjerëve. Ajo që të bën përshtypje është se vepra penale, për mua apo mamanë time e të tjerët është pse unë paskam marrë një kredi në vitin 2010 dhe kredia qenka e paligjshme edhe pse kredinë që kam marrë është shlyer në një afat kohor 4-5 vjet ndërsa mamaja ime e...