Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD
Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e sotme vendimin për të lënë postin e drejtuesit të Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike. Ai thekson se qëndrimi i gjatë i një drejtuesi administrativ, duke bllokuar mundësinë e garës, mund të ndikojë negativisht te anëtarët dhe të rrezikojë vetë strukturën. Përmes një postimi në Facebook, Mustafaj sqaroi se ka vendosur të njoftojë tashmë për largimin e tij, duke u dhënë kohë kandidatëve të interesuar për drejtimin e departamentit të përgatiten dhe të prezantojnë vizionin e tyre. Ai shtoi se vendimi është marrë me qëllim ruajtjen e meritokracisë, transparencës dhe frymës pozitive brenda strukturës. Postimi i plotë: Të nderuar Miq, mendoj se koha është tashmë e përshtatshme që të ndaj me ju mesazhin që u kam dërguar anëtarëve të...