Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Haxhiu:Pas Këshillit të Përgjithshëm, LVV do propozojë Kurtin për kryeministër
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partia e saj do ta dërgojë tek presidentja Vjosa Osmani emrin e Albin Kurtit për kryeministër, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që sipas saj do të mbahet së shpejti.Kjo deklaratë vjen pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të thirrur nga kryetari Dimal Basha për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan nënkryetarët nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.Haxhiu tha për mediat se Kuvendi ka legjitimitet dhe kapacitet për të ushtruar mandatin e vet dhe se nënkryetarët e zgjedhur së bashku me shumicën e deputetëve mund të zhvillojnë punën e Kuvendit.“Ne do të mbajmë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku do të votojmë...