Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Samiti i SCO-së në Kinë, Putin fajëson Perëndimin për luftën në Ukrainë! Presidenti rus: Kërcënim i drejtpërdrejtë…
Presidenti rus, Vladimir Putin, dërgoi një mesazh kundër Perëndimit lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, teksa qëndroi krah për krah me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, teksa të dy liderët vunë në pah lidhjet e tyre të ngushta gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO), në Kinë. Duke folur para udhëheqësve të tjerë në samitin dyditor në Tianjin, më 1 shtator, Putini tha se lufta në Ukrainë nuk erdhi “si rezultat i një sulmi rus”, por për shkak të një grusht shteti të mbështetur nga Perëndimi në Kiev, sipas deklaratave të transmetuara nga agjencia ruse e lajmeve TASS. Këto deklarata ishin një referencë e pasaktë për protestat e Majdanit, të cilat rrëzuan nga pushteti presidentin ukrainas pro-Moskës, Viktor Yanukovych, në vitin 2014, pasi ai...