Shkencëtarët gjejnë burimin e pandemisë së parë në historinë e njerëzimit

Shkencëtarët gjejnë burimin e pandemisë së parë në historinë e njerëzimit

Shkencëtarët kanë bërë një hap historik duke identifikuar për herë të parë bakterin Yersinia pestis në një varrezë masive nën rrënojat e qytetit antik të Jerashit në Jordan, duke konfirmuar shkakun e Pestës së Justinianit, pandemisë së parë të regjistruar në histori që shpërtheu në vitin 541 pas Krishtit dhe shkatërroi Mesdheun lindor. Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Florida Jugut dhe Florida Atlantic University, analizoi tetë dhëmbë të viktimave të gjetura nën hipodromin romak të Jerashit. Rezultatet treguan se viktimat ndanin variante thuajse identike të bakterit, duke konfirmuar një shpërthim të shpejtë dhe vdekjeprurës, në përputhje me shënimet historike për masakrën e popullsisë. Rays HY Jiang, autor kryesor i studimit, tha: “Ky zbulim ofron një dritare të drejtpërdrejtë gjenetike për mënyrën se si pandemia përhapej në...