Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alimehmeti sulmon ‘primaret’ e Berishës: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi!
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News me moderatorin Besard Jacaj, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar proceset e fundit. Ai theksoi se reforma zgjedhore, e diskutuar që më parë, nuk ka favorizuar votën e lirë dhe përfaqësimin direkt të qytetarëve, duke e bërë atë një proces të kritikuar brenda partisë. Një tjetër sfidë, sipas tij, ka qenë vendosja e koordinatorëve të qarqeve, ku kontributi dhe produktiviteti janë parë si elementë kyç për të garantuar përfaqësim dhe efikasitet në zgjedhje. “Që para një viti, mbi një vit kemi diskutuar që reforma zgjedhore nuk ishte në favor të votës së lirë dhe nuk ishte në favor të përfaqësimit direkt të njerëzve, që u bë në...