Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë, zbulojeni
Çokollata e zezë nuk është thjesht një ëmbëlsirë. Ajo është një aleate e shijshme për shëndetin tuaj. Më poshtë kemi listuar përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i saj. E pasur me lëndë ushqyese dhe fibra Çokollata e zezë cilësore, me të paktën 70% kakao, përmban hekur, magnez, bakër dhe mangan, si dhe kalcium, kalium dhe zink. Gjithashtu, është një burim i mirë fibrash që ndihmojnë shëndetin e zorrëve. Megjithatë, përmban edhe sheqer dhe yndyra të ngopura, prandaj konsumohet me moderim. E pasur me antioksidantë Çokollata e zezë është e pasur me polifenole, substanca natyrale të kakaos që mbrojnë qelizat tuaja. Disa pluhura kakaoje kanë më shumë antioksidantë se “super frutat” si shega dhe boronica. Lufton kolesterolin Polifenolet në çokollatë rrisin nivelin e kolesterolit “të...