Nën masa të rrepta sigurie, Ramazan Rraja lë përkohësisht qelinë për të vizituar nënën e sëmurë

Nën masa të rrepta sigurie, Ramazan Rraja lë përkohësisht qelinë për të vizituar nënën e sëmurë

Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rrajë, ka lënë ditën e sotme qelinë për një përiudhë kohorë më pak se një orë.  Rrajës i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të vizituar nënën e tij, e cila ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai është shoqëruar në banesën ku ndodhet nëna e tij në Fushë Krujë me forca speciale, të cilat kanë rrethuar shtëpinë gjatë qëndrimit të tij atje.  Rraja po hetohet si person i dyshuar i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, 30-vjeçari u arrestua në një lokal në zonën e Fushë Krujës në prill të 2023.  Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor...