11 shtatori, ‘pamja e re’ e qeverisë/ I përfolur si ministër i qeverisë së re, ja si përgjigjet deputeti

11 shtatori, ‘pamja e re’ e qeverisë/ I përfolur si ministër i qeverisë së re, ja si përgjigjet deputeti

Deputeti i PS Ardit Bido tha në një emision televiziv se emrat e qeverisë së re pritet të zbulohen vetëm ditën kur kryeministri ka vendosur, pra me 11 shtator. I pyetur lidhur me zërat se ai do të jetë një nga ministrat e qeverisë Rama 4, Bido u shpreh se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë dhe se kryeministri ndër vite ka treguar se është i paparashikueshëm lidhur me zgjedhjet e tij. “Mënyra si Rama ka funksionuar në vijimësi që e bën të paparashikueshëm në mënyrën si e ndërton ekipin. Në fund të procesit të ndërtimit të këtij ekipi lajmëron anëtarët e kabinetit dhe opinionin publik. Nuk ka të bëjë me emra të posaçëm, nuk janë vetëm ministra, por edhe pozicione të tjera si...