Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Analizë/ Xi në gjurmët e Mao-s, Rusia është kthyer në një “koloni” kineze
Në samitin e Tianjin-it, Xi Jinping u paraqit si lideri i “Jugut të Madh global” dhe si arkitekti i një rendi të ri botëror: anti-perëndimor ose post-amerikan. Por nuk është një risi. Përkundrazi, bie në sy vazhdimësia me një periudhë shumë ndryshe në historinë e Kinës dhe botës. Pikërisht 70 vjet më parë, Republika Popullore e Mao-s u vendos në krye të një grupimi të gjerë vendesh në zhvillim. Dhe që atëherë, këtë e bënte në harmoni me Indinë. Ndërkohë, marrëdhëniet me Rusinë sovjetike po shkonin drejt një krize të rëndë. “Të përbuzurit, të fyerit, të poshtëruarit, të mjeruarit, paria e racës njerëzore po takoheshin. Çfarë kishin të përbashkët ato kombe? Asgjë, veç ndjenjave të trashëguara nga marrëdhënia e tyre me Perëndimin. Ajo mbledhje ishte...