Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjendet në Spanjë trupi i Miklovan Danajt
Është gjetur në Spanjë trupi i Mikolvan Danajt, i cili raportohet i zhdukur që prej 30 majit. Burime nga Policia e Shtetit, konfirmojnë për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj se se trupi i Miklovan Danajt është gjetur në Spanjë, në Marbella. Ndërkohë kanë nisur komunikimet me autoritetet atje për të vijuar bashkëpunimin me hetimin e rastit.