Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali, shiste drogë ndërsa ishte në arrest shtëpie
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Mediat fqinje raportojnë se 40-vjeçari shqiptar është arrestuar në periferi të Primavalles, Romë, pasi shiste drogë nga shtëpia e tij, ndërkohë që ishte nën arrest shtëpiak. Raportohet se 40-vjeçari shqiptar e kishte kthyer banesën në një qendër shpërndarjeje, duke pritur klientë nga një derë emergjence dhe duke përdorur “roje” për të monitoruar hyrjet dhe daljet. Gjatë bastisjes, u sekuestruan mbi 1 kg kokainë dhe ketaminë, të ndara në doza për shitje me pakicë. Në shtëpi u gjetën gjithashtu dy telefona celularë të koduar, një regjistër manual me emra të koduar dhe transaksione, si dhe 5,000 euro cash. Ai përdorte gjithashtu pajisje për paketimin e drogës, duke përfshirë peshore precize dhe qese me nxehtësi. Trafikanti u arrestua për posedim...