Zyra Metereologjike në Mbretërinë e Bashkuar: Vera e vitit 2025 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

Zyra Metereologjike në Mbretërinë e Bashkuar: Vera e vitit 2025 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

Mbretëria e Bashkuar ka pasur verën e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, tha Zyra Meteorologjike, pasi vendi u përball me katër valë të nxehti në një sezon të vetëm. Temperatura mesatare për verën, e cila përfshin muajt qershor, korrik dhe gusht, ishte 16.1C (60.98F), që është dukshëm mbi rekordin aktual prej 15.76C të vendosur në vitin 2018. Të pesë verat më të nxehta të regjistruara kanë ndodhur që nga viti 2000, një sinjal i qartë i ngrohjes globale që shkencëtarët thonë se po vjen si rezultat i përqendrimeve në rritje të gazrave serrë në atmosferë. Zyra Meteorologjike tha se kishte kryer një analizë të shpejtë që zbuloi se temperaturat rekord të verës ishin bërë rreth 70 herë më të mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike...