Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nga Kolumbia përfundoi në Elbasan, historia e Andres që u trafikua në Shqipëri për shfrytëzim
Andres në aeroportin e Rinasit TIRANË- Historia tronditëse e një vajze kolumbiane, Andrés, u raportua një muaj më parë në mediat shqiptare. Ndërsa sot, mësohet se vajza është rikthyer në vendlindje dhe më në fund, mund të rifillojë jetën e pranë familjes së saj. Vajza e re u trafikua për prostitucion në Elbasan. E gjitha nisi, pasi ajo shpresonte për një punë të rregullt si kujdestare fëmijësh në Shqipëri, por përfundoi viktimë e një rrjeti ndërkombëtar trafikimi në qytetin e Elbasanit. Por historia e saj nuk mbaron me kaq, pas shfrytëzimit nga grupi kriminal, ajo përfundoi edhe pas hekurave. Andrés u dënua me 9 muaj burg për veprën penale të “prostitucionit”, pavarësisht provave të shumta që tregonin qartë se ajo ishte viktimë dhe jo autore. Fati i...