”Mos e kërkoni më, është vr*rë”, zhdukja e Miklovan Danajt dhe misteri që rrethon ngjarjen

”Mos e kërkoni më, është vr*rë”, zhdukja e Miklovan Danajt dhe misteri që rrethon ngjarjen

30-vjeçari Miklovan Danaj është zhdukur që prej muajit maj 2025. Ai dyshohet ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Spanjë dhe i lidhur me organizata. Dy media spanjolle shkruajnë se Miklovan Danaj mund të jetë vrarë. Një mesazh i është dërguar familjes së 30-vjeçarit shqiptar, ku shkruhet që ‘të mos e kërkojnë më Miklovanin pasi është vrarë dhe trupi është hedhur në bregun e Marbellas”. “Al Sol de la Costa” shkruan se trupi i tij është gjetur në Marbella. Ajo që thonë autoritetet e Spanjës, sipas medias tjetër “El Espanol”, është që janë në bashkëpunim me policinë shqiptare. Policia e Spanjës ka bërë thirrje gjithashtu që të mos përhapen mesazhe ose informacione të pakonfirmuara në lidhje me rastin.