Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Këlliçi shprehet i bindur: “Non grata” për Sali Berishën do të hiqet shumë shpejt
Demokrati Belind Këlliçi u shpreh se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara do të heqin shpalljen “non grata” për Sali Berishën. Sipas Këlliçit, tashmë edhe në SHBA ka një realitet të ri, ku personi që sanksionoi Berishën, nuk mund të hyjë në asnjë institucion. “Sot që flasim ka një realitet tjetër dhe në SHBA. Dhe realiteti është që dhe Blinken që sanksionoi Berishën, është një ish-zyrtar që nuk shkel dot në një institucion. ‘Non grata’ do të hiqet. 100% do të hiqet. Nuk jam zyrtar i SHBA, por jam i sigurt në mënyrë absolute. E kam patur që në 2021 këtë qëndrim. Dhe të jeni i bindur se do të ndodh, se kur me afat kohor nuk e di se nuk jam orakull”, tha Këlliçi.