Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ndeshja Itali-Izrael për kualifikueset e Kupës së Botës ishte vënë në dyshim, Ministria e Brendshme: Do të luhet sipas planit
Ministria e Brendshme Italiane informoi se ndeshja e futbollit Itali-Izrael, e planifikuar për 14 tetor në stadiumin e Udines për kualifikueset e Kupës së Botës, do të luhet sipas planit. Ky është konfirmimi që vjen zyrtarisht, duke garantuar se asnjë spostim nuk do të ketë, qoftë në stadium, ashtu edhe në orarin apo ditën e ndeshjes. Kryebashkiaku i Udines, Felice De Toni, kishte shprehur shpresën e tij në një intervistë për shtyrjen e ndeshjes për shkak të shqetësimeve për rendin publik. Por duket se shqetësimi i tij apo i qytetarëve të tjerë nuk është marrë parasysh. Trajneri i axurrëve, Gennaro Gattuso, iu rikthye gjithashtu temës në konferencën për shtyp: “Itali-Izrael? Unë jam njeri i paqes dhe më thyhet zemra kur shoh civilë dhe fëmijë të...