S’ka më telefona në shkollë/Ministrja Manastirliu bën të qartë vendimin: Vetëm në raste të veçanta nxënësi e merr dhe..

S’ka më telefona në shkollë/Ministrja Manastirliu bën të qartë vendimin: Vetëm në raste të veçanta nxënësi e merr dhe..

Ky vit i ri akademik do të nisë me masa më strikte për ndalimin e celularëve në shkolla. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të qartë se ky vendim nuk ka për qëllim përjashtimin e teknologjisë, por orientimin e saj drejt përdorimit të duhur. “Ky vendim nuk është aspak kundër teknologjisë. Përkundrazi, është për të mësuar ta përdorim në mënyrën dhe kohën e duhur. Ora e mësimit është për të mësuar, për të diskutuar, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin”, u shpreh Manastirliu. Celularët nuk duhet të merren në shkollë. Vetëm nëse prindi argumenton një nevojë të veçantë, pajisja dorëzohet e fikur deri në përfundim të orarit mësimor. “Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e...