Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vidhnin materiale në mobilerinë ku punonin dhe i shisnin, e pësojnë keq dy të rinjtë në Tiranë (Emrat)
Sevastian Maçi dhe Florenc Begu, dy të rinj të punësuar në një mobileri, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës, janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen se kanë vjedhur artikuj mobilerie dhe i kanë shitur, duke i shkaktuar biznesit dëm 160 milionë lekë. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasit K. D., 47 vjeç dhe O. D., 32 vjeç, me detyra përgjegjesa në mobilieri. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e administratores së një kompanie me veprimtari në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve, për vjedhje nga disa punonjës, finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong Calculation”. Si rezultat i operacionit: u ndaluan shtetasit Sevastian Maçi, 31 vjeç, dhe Florenc Begu, 35 vjeç,...