Bajrami “tradhëton” Shqipërinë/ Lëvizje befasuese, mbrojtësi lë kuqezinjte për Zvicrën

Bajrami “tradhëton” Shqipërinë/ Lëvizje befasuese, mbrojtësi lë kuqezinjte për Zvicrën

Tre ndryshime janë konfirmuar në listën e Kombëtares para ndeshjeve me Gjibraltarin dhe Letoninë në 4 dhe 8 shtator. Bie në sy më së shumti lajmi befasues për largimin njëherë e mirë nga Kombetarja jonë e Adrian Bajramit. Mbrojtësi ka luajtur për kombëtaren shpresa të Shqipërisë ndërsa me ekipin e parë ka luajtur në tre miqësore. Ai ka shfrytëzuar faktin që nuk ka pasur asnjë aktivizim në ndeshje zyrtare dhe ka njoftuar Federatën Shqiptare se nuk do të vijë më tek kuqezinjtë por do të luajë për Zvicrën. 23-vjecari ka lindur ne shtetin helvet. Ai luajti me të rinjtë e Jang Boys para se te kalonte tek Benfika në Portugali. Klubi luzitan e dha në huazim së fundmi tek Lucerna në Zvicër ku Bajrami nisi...