Zbulohet një varr antik i shekullit të III në Bulqizë, brenda gjenden sende personale

Zbulohet një varr antik i shekullit të III në Bulqizë, brenda gjenden sende personale

Në fshatin Strikçan të Bulqizës është zbuluar një varr monumental, i cili mendohet se i përket periudhës romake, mes shekujve III-IV pas lindjes së Krishtit. Varri është zbuluar në zonën e njohur si “Fusha e Gurrës” dhe sipas matjeve paraprake, ka përmasa deri në 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi. Ai përbëhet nga dy dhoma: një paradhomë dhe një dhomë funerale, ndërsa hyrja realizohet përmes një shkalle. Sipas arkeologëve, ky lloj varri monumental zbulohet për herë të parë në trojet shqiptare, duke ofruar dëshmi dhe të dhëna të rëndësishme mbi prijësit e kohëve të lashta. Në dhomën funerale raportohet se janë gjetur mbetje kockore, enë qelqi të formave dhe madhësive të ndryshme, një krehër prej kocke, thika të improvizuara dhe fragmente veshjesh tekstile, të...