Parada ushtarake në Pekin, Kim Jong Un niset drejt Kinës me tren të blinduar

Parada ushtarake në Pekin, Kim Jong Un niset drejt Kinës me tren të blinduar

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, la kryeqytetin Puyongyang, sot më 1 shtator dhe u nis drejt Kinës, për të marrë pjesë në një paradë ushtarake që do të zhvillohet në Pekin. Kim do të takohet më presidentin kinez, Xi Jinping, por edhe udhëheqës të tjerë të pranishëm. Ndër ta, edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Siç shkruan BBC, ky do të ishte takimi i tij i parë ndërkombëtar shumëpalësh. Kim Jong Un do të shkojë në Pekin me tren, i cili nuk është aq i zakonshëm. Bëhet fjalë për një tren të blinduar, brenda së cilit ka një restorant dhe shërbehet verë e mirë franceze dhe pjata me gaforre deti, shkruan BBC. Pesha e trenit, por edhe masat e rënda që kanë...