200 vizita në ditë në Urgjencën Pediatrike/ Virozat, reagon mjeku: Të vjella, temperaturë, diarre, raste me kujdes…

200 vizita në ditë në Urgjencën Pediatrike/ Virozat, reagon mjeku: Të vjella, temperaturë, diarre, raste me kujdes…

Mesatarisht çdo 24 orë, në Urgjencën Pediatrike ‘Nënë Tereza’ paraqiten rreth 200 fëmijë, por shefi i Urgjencës Pediatrike doktor Albert Lama, thotë se 50% e tyre janë realisht urgjenca. “Shoqërohen me të vjella me diarre ose të dyja bashkë. Me temperaturë apo pa temperaturë. Këto janë rastet më të shpeshta që ne shohim”, thotë mjeku. Kjo virozë po i prek të gjithë, por sipas mjeku shumica e pacientëve që kërkojnë në urgjencë janë fëmijët të moshës 1- 4 vjeç. Mjekët kërkojnë që të bëhet kujdes nga prindërit dhe të mos i dërgojnë fëmijët e sëmurë në çerdhe kopshte e shkolla. “Kanë një periudhë inkubacioni që varion, por e përgjithshmja është 1 javë që ato janë ngjitës. Që do të thotë në kopshte, çerdhe, shkolla nuk...