Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Qytetarë e turistë shijojnë plazhet e Himarës edhe në shtator
Muaji shtator ka nis me kohë me diell dhe vija bregdetare është e mbushur me turistë dhe veçanërisht Himara. Kreu i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, publikoi pamje nga plazhet e qytetit, të mbushura plot me pushues. “Shtatori ka nisur me diell, qytetarë e turistë të cilët vazhdojnë të shijojnë plazhet e Himarës”, shkroi Tavo në profilin e tij në rrjetet sociale. Agjencia Telegrafike Shqiptare po ashtu sjell pamje nga riviera shqiptare, e cila është e mbushur me pushues vendas e të huaj. Himara, edhe në këtë sezon turistik, regjistroi shtim te mëtejshëm të fluksit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Përveç plazheve me ujë të kristaltë, një nga pikat e forta turistike të Himarës është edhe kalaja e saj, e cila ofron një pamje të...