Kim Novak merr “Luanin e Artë” për Karrierën në Festivalin e Venecias

Kim Novak merr “Luanin e Artë” për Karrierën në Festivalin e Venecias

Aktorja amerikane, Kim Novak mori ”Luanin e Artë” për Karrierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia nga presidenti i festivalit,  Pietrangelo Buttafuoco. E pritur me duartrokitje të nxehta, që zgjatën mbi tetë minuta, aktorja e lindur në vitin 1933, e emocionuar dhe e buzëqeshur, e veshur me një fustan elegant të zi dhe e mbështjellë me një shall mëndafshi të zi dhe të gjelbër, shprehu mirënjohje para së gjithash për prindërit e saj. “Babai im më dha sistemin e vlerave në të cilin besoj, dhe nëna ime, që kur isha një vajzë e vogël dhe e turpshme, më mësoi të jem kapiteni i anijes sime. Fjalët e tyre më formësuan”, tha Novak. Pas falënderimeve për agjenten e saj prej shumë vitesh, Sue Cameron, dhe...