Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Kim Jong Un niset drejt Kinës me tren të blinduar për paradën ushtarake historike në Pekin
                            Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është nisur nga kryeqyteti Pyongyang drejt Kinës me trenin e tij të blinduar, për të marrë pjesë në një paradë madhështore ushtarake që do të mbahet të mërkurën në Pekin, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Parada e njohur si “Dita e Fitores” do të jetë ngjarja e parë shumëpalëshe ndërkombëtare ku Kim do të marrë pjesë personalisht, duke u vendosur krah për krah me presidentin e Kinës, Xi Jinping, presidentin rus Vladimir Putin dhe liderë të tjerë botërorë. Kim u nis të hënën në mbrëmje nga Pyongyangu me trenin e tij luksoz të blinduar, i cili raportohet se përfshin edhe një vagon restorant që shërben verëra franceze të zgjedhura dhe ushqime si kallamar i freskët. Për shkak...