Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Drejt krijimit marina më e madhe në botë? Kina rivalizon SHBA-në, zgjerohet fuqishëm në det
Kina ka ndërtuar marinën më të madhe luftarake në botë dhe po e zgjerohet me një ritëm marramendës, duke ngushtuar ndjeshëm hendekun me Shtetet e Bashkuara në fuqinë detare. Me mbi 60% të porosive globale për anije dhe një kapacitet ndërtimi 200 herë më të madh se SHBA-ja, ambiciet detare të Pekinit po marrin përmasa të reja strategjike. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, Kina ka aktualisht 234 anije luftarake në operim, përkundrejt 219 të Marinës Amerikane. Brenda katër viteve të fundit, katër kantieret më të mëdha kineze prodhuan 39 anije luftarake me zhvendosje totale 550,000 tonë – më shumë se e gjithë flota britanike. Kina dominon industrinë globale të ndërtimit të anijeve: më shumë se 60% e porosive botërore këtë vit shkuan në kantieret kineze. Parku industrial...