Askush nuk na jep shtëpi me qira, apeli i një nëne në prag të dimrit – VIDEO

Askush nuk na jep shtëpi me qira, apeli i një nëne në prag të dimrit – VIDEO

Askush nuk na jep shtëpi me qira – Apeli i një nëne në prag të dimrit   Në parkun “Miqësia”, pranë shatërvanit në qendër të Sarandës, jeton prej një viti Englantina Mustafai me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj. Jeta e saj është një luftë e përditshme mes varfërisë dhe mungesës së një strehe të sigurt.Englantina rrëfen se prej kohësh është e pastrehë dhe dy prej fëmijëve të saj vuajnë nga probleme shëndetësore. Ndihma ekonomike që merr, vetëm 3,600 lekë në muaj, nuk i mjafton për të mbajtur familjen.     Me këto lekë nuk dal dot, duhet të mbledh kanaçe, ndonjëherë edhe lyp që të ushqej fëmijët. Englantina Mustafai tregon se i është drejtuar Bashkisë së Sarandës për të kërkuar ndihmë për strehim. Bashkia...