‘Dhoma e artë’/ Operacioni i fuqishëm me 49 të arrestuar, sekuestrohen armë, eksploziv, drogë dhe para

‘Dhoma e artë’/ Operacioni i fuqishëm me 49 të arrestuar, sekuestrohen armë, eksploziv, drogë dhe para

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së Kretës. Sipas mediave greke, fotografia tregon shumë armë, kryesisht pushkë gjuetie dhe luftarake, si dhe pistoleta, municione, pjesë dhe këllëfe armësh, kuti me fishekë të kalibrave të ndryshëm, kartëmonedha euro, telefona celularë, si dhe pako që përmbanin drogë. Numri i të arrestuarve në këtë operacion është 49 persona. Sipas vlerësimeve të Policisë Helenike, xhiroja e organizatës ishte afër 3 milionë euro. Në dosjen e çështjes thuhet se të ardhurat vinin nga trafiku i drogës, i cili vlerësohet në afërsisht 1.1 milionë euro. Nga pjesa tjetër e aktivitetit të tyre, të ardhurat arritën në 1.5 milionë euro. Secili anëtar mori pjesën e...