Ish-ministri në Danimarkë dënohet me burg/ Posedonte materiale pornografike me fëmijë

Ish-ministri në Danimarkë dënohet me burg/ Posedonte materiale pornografike me fëmijë

Henrik Sasse Larsen, një ish-anëtar i Partisë Socialdemokrate të Danimarkës dhe ish-Ministër i Industrisë, u dënua sot me katër muaj burg për posedim të materialeve pornografike me fëmijë. “Jemi të kënaqur që kjo histori ka marrë fund. Do të shohim nëse është fundi përfundimtar apo do të apelojmë”, u tha gazetarëve avokatja e tij, Berit Ernst, pasi u njoftua dënimi. Klienti i saj pranoi se zotëronte më shumë se 6,000 foto dhe 2,000 video, por pretendoi se po kërkonte pamje të përdhunimit që pësoi kur ishte i mitur. Megjithatë shpjegimi i tij nuk i bindi gjyqtarët. Prokurorja tha gjithashtu se ishte “e kënaqur me rezultatin e sotëm”. “Është një histori e trishtueshme kur dikush kaq i njohur, i cili ka arritur më të mirën në...