Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rusia çaktivizoi GPS-in e avionit të Von der Leyen? BE reagon me masa të forta
Bashkimi Evropian ka njoftuar planet për të shtuar satelitë të rinj në orbitën e ulët të Tokës, si pjesë e një strategjie për të rritur sigurinë e sistemit të saj të navigimit dhe për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga ndërhyrjet e huaja. Lajmi u konfirmua nga Komisioneri Evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, vetëm një ditë pas një incidenti që ka shkaktuar shqetësim të madh në Bruksel. Avioni i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, humbi sinjalin GPS gjatë zbritjes në aeroportin e Plovdivit, në Bullgari. “Po, ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS, por avioni u ul në mënyrë të sigurt,” deklaroi zëdhënësja e Komisionit, Arianna Podesta, duke cituar burime nga Reuters. Autoritetet bullgare dyshojnë se bëhet fjalë për një ndërhyrje të qëllimshme, e...