Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po veprojnë sipas urdhrave të tij”/ Irani akuzon Europën se po ia dorëzon marrëveshjen bërthamore vetos së Trump
Ministria e Jashtme e Iranit ka akuzuar Europën se po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Zëdhënësi Esmail Baghaei, në një intervistë për The Guardian në Teheran, tha se rikthimi i sanksioneve të gjerë të OKB-së me kërkesë të vetë Europës, do t’i japë SHBA-së fuqinë të diktojë gjithçka që ndodh më pas. “Europianët po bëjnë pikërisht atë që Trump u kishte diktuar,” tha Baghaei. “Roli i Europës është drejt minimizimit. Në të kaluarën, liderët e politikës së jashtme të BE-së si Javier Solana, Cathy Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell, përpiqeshin të ndërmjetësonin sinqerisht mes nesh dhe SHBA-së. Tani, Europa ka zgjedhur të bëhet një vegël e SHBA-së...