“Krim elektoral rrezik për demokracinë”, Logu denoncon manipulimin e 11 majit: Rama përdori 360 milionë euro për…

“Krim elektoral rrezik për demokracinë”, Logu denoncon manipulimin e 11 majit: Rama përdori 360 milionë euro për…

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, në një intervistë televizive, deklaroi se Partia Demokratike po vijon me këmbëngulje betejën për të denoncuar farsën elektorale të 11 majit 2025 dhe shkeljet flagrante që e kanë deformuar thellësisht procesin zgjedhor. Sipas tij, përveç denoncimeve publike dhe politike, PD ka ndjekur të gjithë rrugën ligjore, pavarësisht mungesës së besimit te institucionet zgjedhore dhe gjyqësore, për t’u përballur me atë që ai e quajti një shtet të kapur në funksion të partisë në pushtet. Logu theksoi se përdorimi masiv i fondeve publike, përfshirja e grupeve kriminale dhe intimidimi sistematik i votuesve përbëjnë jo vetëm një krim elektoral, por edhe një rrezik serioz për demokracinë në vend. Ai nënvizoi se Partia Demokratike nuk e njeh dhe nuk mund ta pranojë...