Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Hedhje karrigesh e shkopinj bejsbolli”/ Si degradoi konflikti në Korçë, zbardhen detajet
Zbardhen detaje të reja nga sherri mes dy grupeve në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës. Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje. Nga informacionet e deritanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit. Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjetet prerëse dhe kanë plagosur tre persona. Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që...