Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Ne të dy
Poezi nga Marina CvetaevaShqipëroi: Dritëro Agolli Ne të dy si dy jehona shkojmë,heshte ti, pas teje hesht dhe unë…Ne të dy si dylli nuk durojmëfati me pak zjarr na djeg pa zhurmë…Dhe kjo ndjenjë, armikja jonë e mirë,shpirtrat tanë i hedh në zjarr të gjallë,ndaj të quhesh mik është e vështirë,por dhe për armik nuk bëhet fjalë…Buzëqeshja mbetet e helmuar,pikëllimi: lodhje e përgjumur,S’m’ë vjen keq për fjalën e shpenzuar,më vjen keq për mallin tim të humbur…Si anatomist ti më mësove,një të keqe, helm me ëmbëlsirë…Po, nëse nga vetja s’m’ë largove,të të quaj mik e kam vështirë…/ KultPlus.com