Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kryeministri Kurti për vdekjen e Dhimitër Anagnostit: Humbje e madhe për kinemanë dhe kulturën shqiptare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të madh shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Në mesazhin e tij, Kryeministri Kurti ka theksuar rolin e jashtëzakonshëm që Anagnosti ka pasur në zhvillimin e kinematografisë shqiptare, duke e cilësuar atë si një nga regjisorët më të pjekur dhe më të rëndësishëm të historisë së filmit shqiptar. “Regjia e tij është pa dyshim një ndër më të pjekurat e historisë së kinemasë shqiptare. Falë regjisë së tij ne trashëgojmë një fond të vërtetë stilistik. Falë lojës me kamerën e ndriçimin, në filmat “Dueli i heshtur” dhe “Malet me blerim mbuluar” na mbetën në mendje portretet më të mirë të yjeve tanë të kinemasë. Lartësinë e bjeshkëve dhe ashpërsinë e virtytit...