“Fshatra të tërë janë kthyer në rrënoja”, dëshmitarët rrëfejnë të tronditur pasojat e tërmetit në Afganistan

“Fshatra të tërë janë kthyer në rrënoja”, dëshmitarët rrëfejnë të tronditur pasojat e tërmetit në Afganistan

Kanë kaluar më shumë se 12 orë që kur tërmeti goditi provincat e Afganistanit, teksa dëshmitarët afganë kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar.  Provinca Kunar, e cila ka qenë më e goditura, ka një terren jashtëzakonisht malor, duke kufizuar aksesin. Ky rajon është përballur gjithashtu me përmbytje masive dhe rrëshqitje toke në ditët e fundit që bllokojnë aksesin në shumë zona. Helikopterët kanë qenë e vetmja mënyrë për të hyrë në këto rajone dhe për të kryer operacione shpëtimi. Dëshmitarët okularë në Spitalin Qendror të Jalalabadit thanë për BBC se ambulancat vazhdojnë të sjellin viktima. Ata thonë se qindra të plagosur janë sjellë në spital dhe midis tyre ka një numër të madh grash dhe fëmijësh. Kanë mbërritur edhe qindra trupa. Lidhja me internetin është shumë...