Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD apelon vendimin e Komisionit Rregullator/ “Beteja ligjore nisi që më 11 maj”,Nuri: Kolegji ka treguar tendencë..
Juristi i Partisë Demokratike, Franc Nuri, ka komentuar në një emision televiziv vendimin e opozitës për të ankimuar aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. “U pa e arsyeshme të ankimohej akti i fundit i miratuar nga Komisioni Rregullator pranë KQZ-së. PD mori vendimin që ta kundërshtojë këtë vendimmarrje për të treguar se kundërshtimi nuk ka të bëjë vetëm me rezultatet qark pas qarku, por edhe me rezultatin final të zgjedhjeve parlamentare”, u shpreh Nuri.